Behrami rrezikon karrierën shkaku i Zvicrës

  • 07 November 2017 - 19:25
Behrami rrezikon karrierën shkaku i Zvicrës

Valon Behrami edhe një herë tjetër ka treguar dashurinë e madhe që ka për Zvicrën

Mesfushori kosovar, Valon Behrami rrezikon karrierën e tij, vetëm e vetëm që të ndihmojë Zvicrën të kualifikohet në Kupën e Botës.

Ai ishte lënduar me Udinesen, por pa dëshiron e klubit kishte vendosur që t’i bashkohej Kombëtares së Zvicrës dhe kjo mund t’i kushtojë atij përveç me lëndim më të madh edhe prishjen e raporteve me trajnerin.

“Kam shumë presion nga klubi. Fillimisht lëndimi dukej keq dhe klubi nuk dëshironte të rrezikonte, por në bisedën me trajnerin ia kam bërë të qartë rëndësinë që kanë këto ndeshje për mua”, tha fillimisht Behrami gjatë konferencës për media.

“Kush vendos nëse do të luash ndaj Irlandës? Natyrisht që unë, por në konsultim me mjekët këtu. E marr përgjegjësinë dhe vendoi për vete”, vazhdoi ai.

“Gjithnjë e kam thënë fjalën e fundit. Jam 32 vjeçar dhe e njoh trupin tim. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për mua dhe unë nuk mund të ulem e të rri në shtëpi”.

Të enjten duhet të jem 100 për qind gati, sepse nëse jam 90 për qind, atëherë nuk do të luaj”, tha ai në fund.

Zvicra do të luaj më 9 nëntor ndaj Irlandës së Veriut, në fazën e play-offit, ku do të kërkojë një vend në mesin e shteteve më të mira në Rusi.

(Kosova Sot)