Albian Ajeti, lojtar i muajit në kampionatin zviceran

  • 07 November 2017 - 20:20
Albian Ajeti, lojtar i muajit në kampionatin zviceran

Albian Ajeti vazhdon ta tregojë vetëm te Baseli, por ajo që e ngritë edhe më shumë këtë futbollist është se ai është zgjedhur nga votat e tifozëve si lojtar i muajit në kampionatin zviceran. 

I lindur në 26 Shkurt 1997 në Bazel, lojtari me origjinë nga Kosova ka dalë si i preferuari i tifozëve në një sondazh të Blick.

Albian Ajeti mori 29.7% të votave, në sondazhin e hapur nga gazeta e njohur helvetike duke lënë pas mbrojtësin e Young Boys, Kevin Mbabut me 27.2% të votave.

Albian Ajeti u bashku me skuadrën e Baselit vetëm gjatë muajit tetor, pasi u transferua nga skuadra e St Gallen. Paraqitjet e tij me Baselin kanë qenë të shkëlqyera duke shënuar dy gola që kanë rezultuar të rëndësishëm për ekipin e tij.

Falë Ajetit pas këtij çmimi 2000 frang do të shkojnë në akademinë e klubit.

Albiani është vëllai i Arlind Ajetit, futbollistit shqiptar të kombëtares kuqezi që luan me Crotonen.

Albian Ajeti ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave që nga U-15 te Zvicra dhe është duke pritur tashmë debutimin në kombëtaren A, pavarësisht ofertave për të luajtur me Shqipërinë. 

(Kosova Sot)