Të gjithë duan ta mposhtin Gjermaninë, thotë Low

  • 08 November 2017 - 09:32
Të gjithë duan ta mposhtin Gjermaninë, thotë Low

Pasi e udhëhoqi Gjermaninë drejt triumfit në Kupën e Botës 2014 në Brazil, Joachim Low thotë se Kupa e Botës 2018 në Rusi do të jetë më e vështirë për vendin e tij.

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, i ka paralajmëruar lojtarët e vet se kombëtarja gjermane do të jetë gjahu në Kupën e Botës 2018, gjersa e nënvizoi përmirësimin e kombëtarëve tjera.

Low e udhëhoqi Gjermaninë drejt suksesit në vitin 2014 në Brazil – duke fituar titullin e katërt – dhe titullin e parë të Kupës së Konfederatave në fillim të këtij viti.

Teksa 57-vjeçar pret test shumë më të madh në Rusi vitin e ardhshëm, ai është i etur për të arritur edhe një finale.

“Natyrisht se kjo është dëshira jonë [për ta arritur finalen e Kupës së Botës]. Ne kemi kampion në fuqi, e kemi fituar edhe Kupën e Konfederatave dhe synimi ynë është të mbesim në maje, por do të jetë vështirë. Së fundmi kemi fituar gjithçka dhe të gjithë duan të na mposhtin”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)