Vieri e mbron Benzeman, e kritikon Linekerin

  • 08 November 2017 - 10:39
Vieri e mbron Benzeman, e kritikon Linekerin

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Italisë, Christian Videri, e ka goditur Gary Linekerin për kritikat që ia ka bërë Karim Benzemas.

Ish-futbollisti anglez e ka mbrojtur sulmuesin e Real Madridit, i cili po kalon nëpër formë jo të mirë.

Lineker dhe Benzema janë përfshirë në një luftë fjalësh së fundmi.

Benzema i ka shënuar vetëm dy gola në 12 ndeshje në të gjitha garat, duke bërë që të kritikohet për performacant e tij.

Por, Vieri, i cili edhe vetë ka qenë sulmues dhe ka shënuar rregullisht për klubet dhe kombëtaren e tij, ka theksuar se kritikat e Linekerit janë të padrejta.

“Bile nuk e di pse Gary Lineker punon në TV. Ai të gjitha golat i ka shënuar brenda zonës së gjashtë metershit,” ka thënë Vieri për BeIN Sports.

“Ai është sulmues dhe kur një sulmues nuk shënon në disa ndeshje, a duhet ta vrasësh a? Lineker duhet të dijë më shumë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)