8 rekordet që Messi synon t’i thyejë

  • 08 November 2017 - 10:41
8 rekordet që Messi synon t’i thyejë

Në moshën 30-vjeçare, Messi ende është në kulmin e karrierës së tij futbollistike. Nuk ka dyshim se ai tashmë e ka një vend në mesin e futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, apo mbase është edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Sidoqoftë, kjo është temë debati, por cfarë nuk mund të debatosh janë numrat dhe shifrat. Në fund të fundit numrat nuk gënjejnë, transmeton Express.

Kundër Sevilles, Messi e luajti ndeshjen e 600-të zyrtare për Barcelonë. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, këto janë tetë rekordet që Messi mund t’i thyejë në vitet e ardhshme.

1. Të bëhet futbollisti më i dekoruar në histori. Messi ka 30 trofe të fituar. Maxwell ka më së shumti, 37, ndërsa Giggs 36.

2. Të bëhet lojtari me më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve. Paco Gento i ka gjashtë me Real Madridin. Messi katër deri më tani.

3. Të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Cristiano Ronaldo ka 111, Messi i dyti me 97.

4. Të bëhet futbollisti që shënon më së shumti gola për një klub të vetëm. Messi ka shënuar 523 gola në 600 ndeshje. Pele është i pari me 643 gola në 659 ndeshje zyrtare.

5. Të bëhet futbollisti me më së shumti fitore në Spanjë. Messi ka 298 fitore me Barçen deri tani. Iker Casillas prin, i cili ka fituar 334 ndeshje me Real Madridin në La Liga.

6. Lojtari me më së shumti Topa të Artë. Messi prin me pesë, Cristiano Ronaldo është i dyti me katër.

7. Të bëhet lojtari me më së shumti Këpuca të Arta. Messi dhe Ronaldo ndajnë vendin e parë me nga katër sosh. 

8. Të bëhet lojtari me më së shumti trofe evropianë. Messi ka shtatë deri më tani dhe mbetet prapa Dani Alves, Paolo Maldini and Arie Haan, të cilët kanë nga nëntë secili. 

 (Kosova Sot)