Publikohet fanella me të cilën Spanja do të luajë në Kupën e Botës në Rusi

  • 08 November 2017 - 13:47
Publikohet fanella me të cilën Spanja do të luajë në Kupën e Botës në Rusi

Ekipi kombëtar i Spanjës ka befasuar sot duke e prezantuar fanellën e re me të cilën do të luajë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi, pasi më herët kishte refuzuar të tregonte datën e prezantimit.

Lojtarët e kombëtares spanjolle dolën sot në mëngjes në seancë stërvitore me fanellën e re, ku edhe bën një pozë për fotoreporterët e pranishëm.

Futbollistët spanjollë do ta veshin këtë fanellë për herë të parë në ndeshjen miqësore ndaj Kosta Rikës të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Image

 

(Kosova Sot)