Ozil i hapur për kontratë të re në Arsenal, por me një kusht

  • 08 November 2017 - 16:03
Ozil i hapur për kontratë të re në Arsenal, por me një kusht

Mediat angleze raportojnë se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është i hapur për të nënshkruar marrëveshje të re për ta zgjatur qëndrimin në klub, por vetëm nëse “Gunners” ia plotësojnë një kërkesë.

Përfaqësuesit të kombëtares gjermane i skadon kontrata me klubin londinez në fund të sezonit.

E me bisedimet për marrëveshje të re që kanë ngecur, raportohej se lojtari do të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit, me Manchester United si destinacion të mundshëm të tij. Por, The Sun raporton se Ozil mund të qëndrojë në Arsenal.

Kërkesa e Ozilit është t’i rritet paga në 150.000 funte në javë dhe t’i jepet fanella me numrin 10, të cilën aktualisht e mban Jack Wilshere.

(Kosova Sot)