“Ronaldo nuk është më i miri, sepse është egoist”

  • 08 November 2017 - 16:29
“Ronaldo nuk është më i miri, sepse është egoist”

Ylli i Real Madridit po kalon momente të vështira këtë sezon, pasi ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje

Portugezi pak javë më herët e fitoi çmimin “The Best” si lojtari më i mirë në botë nga FIFA dhe është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë, të pestin më radhë.

Por, sipas ish mbrojtësit të Barcelonës, Dmitro Chygrynskiy, ylli i Realit nuk është futbollisti më i mirë në botë, sepse ai është egoist.

“Ronaldo është golashënues i mirë, por ai nuk është më i miri, sepse është vetjak.  Messi është ndryshe, ai gjithmonë mendon për skuadrën”, tha Chygrynskiy për Cadena SER.

(Kosova Sot)