Dogji dorën duke gatuar, lojtari i kombëtares shqiptare mungon në ndeshjen e radhës

  • 08 November 2017 - 16:50
Dogji dorën duke gatuar, lojtari i kombëtares shqiptare mungon në ndeshjen e radhës

Dëmtimet në fushën e lojës janë më të shpeshtat për sportistët. Por, dëmtimet mund të ndodhin dhe në ambjentet e shtëpisë.

Basketbollisti shqiptar, që luan në Angli te Worcester Wolves, Elvis Dusha ka djegur dorën në kuzhinë dhe nuk do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen e radhës së ekipit të tij.

Dusha ka djegur dorën kur po gatuante dhe nuk mund të luajë. Elvisi është transferuar në Angli, nga skuadra e Sigal Prishtinës, ndërsa luan dhe me Kombëtaren Shqiptare.

(Kosova Sot)