Mbrojtësi i Barcelonës prioritet kryesor i Mourinhos
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht qendërmbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti
Jose Mourinho dëshiron të përforcojë mbrojtjen dhe mediat angleze e kanë bërë të ditur objektivin kryesor të tij.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin francez të Barcelonës, Samuel Umtiti, shkruan The Mirror.
Lojtari verën e kaluar u transferua nga Lyon dhe që atëherë është i padiskutueshëm në formacionin e parë, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2021.
Klauzola e francezit është vetëm 60 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për Unitedin.
(Kosova Sot)