Faza play-off, Italia, Kroacia, Italia dhe Zvicra kërkojnë botërorin

  • 09 November 2017 - 11:14
Faza play-off, Italia, Kroacia, Italia dhe Zvicra kërkojnë botërorin

Të martën në mbrëmje do të fillojnë ndeshjet e fazës play-off, ku në orar janë dy takime.

Kroacia që ishte në grup me Kosovën nuk arriti ta zë pozitën e parë, duke mbetur prapa Islandës.

Kroatët sot në shtëpi do ta presin Greqinë që po ashtu e zuri pozitën e dytë në grupin e saj, duke lënë jashtë garë Bosnjën dhe Hercegovinën.

Zvicra e shqiptarëve sot do të luajë si mysafir i Irlandës së Veriut. Trajneri Vladimir Petkovic nuk do të mund të mbështet te Valon Behmrani për ndeshjen e parë që zhvillohet në Beflast nga ora 20:45.

Të mërkurën është në plan ndeshja mes Suedisë dhe Italisë. Italainët që ishin në grup me Shqipërinë e mbyllë në pozitën e dytë, duke mbetur pas Spanjës.

Lojtarët italianë janë shprehur të bindur që do të kalojnë tutje dhe janë të koncentruar për këto dy ndeshje.

Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit mes Danimarkës dhe Irlandës.

(Kosova Sot)