​Di Maria: Te kjo skuadër nuk transferohem kurrë

  • 09 November 2017 - 12:33
​Di Maria: Te kjo skuadër nuk transferohem kurrë

Anësori i PSG-së, Angel Di Maria tregon se është vetëm një skuadër në botë, tek e cila nuk do të transferohej kurrë

Angel di Maria është rritur te skuadra e argjentinase, Rosario Centralm, e cila e ka rival të madh Newell’ Old Boys.

Ai thotë se është pikërisht kjo skuadër, tek e cila nuk do të transferohej asnjëherë.

“Në përjashtim të Newell’s Old Boys, pasi jam tifoz i Rosario Central, mund të luaj kudo. Dhe, kudo që luaj e jap maksimumin”, u shpreh Di Maria për ESPN.

Kështu ai e lë të hapur mundësinë që një ditë të transferohet në Barcelonë, rival ky më i madh i Real Madridit, tek e cila skuadër kishte luajtur për katër sezone, nga viti 2010 deri në vitin 2014. 

(Kosova Sot)