​Sahiti, më në fund vesh fanellën që e dëshiroi

  • 09 November 2017 - 13:24
​Sahiti, më në fund vesh fanellën që e dëshiroi

Suad Sahiti është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë, e cila do të zhvillohet më 13 nëntor në Mitrovicë

Mesfushorit Suad Sahiti i kishte munguar dokumentacioni për të debutuar me fanellën e Shpresave të Maqedonisë, dhe kjo sot mund të shihet si fat për Kosovën

Sahiti, 22-vjeçar, me origjinë nga Medvegja, në kohën sa luante për Rabotniqkin e Shkupit, mori ftesë nga trajneri i ekipit U-21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski, për dy ndeshjet kualifikuese të evropianit.

Këto ndeshje u luajtën në mars të vitit të shkuar ndaj Islandës dhe Francës, por Sahiti nuk luajti, pasi nuk arriti të merrte pasaportën e këtij vendi me kohë.

Ishte edhe në planet e seleksionuesit të ekipit "A" të Maqedonisë, Igor Angelovski.

Sot, që është grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për miqësoren me Letoninë, më 13 nëntor në Mitrovicë, insiston se nuk ka dashur të bëjë hap të ngutshëm, meqë priste një ftesë nga Kosova.

(Kosova Sot)