Joshua e talli në Twitter, Parker i kundërpërgjigjet me ofertë publike: 60 për qind dhe luftojmë ku do në botë (Foto)

  • 09 November 2017 - 15:12
Joshua e talli në Twitter, Parker i kundërpërgjigjet me ofertë publike: 60 për qind dhe luftojmë ku do në botë (Foto)

Kanë vazhduar polemikat e mëdha mes boksierëve të kategorisë së rëndë edhe gjatë të enjtës në mëngjes.

Ishte Anthony Joshua që në një seri të postimeve në Twitter u ishte kundërvënë rivalëve të tij, të cilët edhe i ka kërcënuar.

Madje, ai është tallur me Joseph Parkerin, kampionin në WBO, duke thënë se ai vetëm “po pi çaj dhe po shikon postimet në Twitter, e spo bën ofertë”.

Nuk vonoi shumë dhe Parker u kundërpërgjigj me anë të promotorit të tij, David Higgins.

Ishte pikërisht Higgins ai që doli publikisht me ofertë për Joshuan, duke thënë se ja ka dërguar këtë ofertë edhe në e-mail.

“Oferta e parë: do të promovojmë këtë luftë ku do në botë dhe do t’iu paguajmë 60 për qind”, ka shkruar Higgins në drejtim të Joshuas dhe Eddie Hearn në Twitter.

Deri tash nuk ka pasur një përgjigje për ofertën nga Eddie Hearn apo Joshua, të cilët edhe prisnin diçka konkrete.

Ditë më parë Joshua paralajmëroi se do të bëjë gjithçka në mundësitë e tij për ta realizuar sa më shpejt luftën ndaj Deontay Wilder, por jo duke nënvlerësuar brezat e tij. Joshua do që lufta të zhvillohet sipas kushteve të tij.

Në këtë seri të postimeve ishte Joshua ai që kishte fyer edhe Tyson Furyn, një duel që shihet si më i madhi në boksin britanik e që mund të zhvillohet po ashtu në vitin 2018. 

(Kosova Sot)