Hazard: E kam ëndërr të luaj për Zinedine Zidane

  • 09 November 2017 - 15:37
Hazard: E kam ëndërr të luaj për Zinedine Zidane

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard, e ka pranuar se e ka ëndërr të luajë nën urdhrat e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, duke thënë se francezi është idolli i tij.

Mediat kanë raportuar shpesh se “Los Blancos” kohë pas kohe e kanë kërkuar yllin belg, i cili tani siç duket e ka hapur rrugën për një kalim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, duke e pranuar se e ka ëndërr të luaj për francezin. 

Duke folur për televizionin belg RTL, Hazard ka thënë: “Të gjithë e dinë për respektin që kam për Zidane si lojtar por edhe si trajner. Ai ishte idolli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhmen, megjithatë, e kam ëndërr të luaj nën urdhrat e Zidane, natyrisht. Por, po kënaqem me jetën në Chelsea. Kam ende shumë gjëra për t’i arritur me ta. Jam i përqendruar të luaj për Chelsea”.

(Kosova Sot)