Lampard prite të emërohet drejtor sportiv te Chelsea, por ai i mohon lajmet e fundit

  • 09 November 2017 - 15:46
Lampard prite të emërohet drejtor sportiv te Chelsea, por ai i mohon lajmet e fundit

Pas largimit të Michael Emenalos, Chelsea ka mbetur pa drejtor sportiv, ndërsa zërat që Frank Lampard, të merr postin ishin shtuar.

Por kur Lampard u pyet ai tha se këto janë vetëm thashetheme të medieve.

“Nuk kisha dëgjuar për diçka të tillë, kështu që për mua edhe kjo histori është në kuadrin e thashethemeve, që janë normale në Angli”.

“Ajo që mund të them unë është se kam punuar me Michaelin për 7-8 vite dhe mendoj se ai ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në periudhën e sukseseve të Chelseat”.

“Për sa i përket kësaj historie, nëse do të jem pasuesi i tij, unë nuk di asgjë. Jam i lidhur me Chelsean dhe më pëlqen të mendoj se do të jem i përfshirë në projektet e klubit në njëfarë mënyre”, ka thënë Lampard.

Lampard është aktualisht në Japoni në një program të Chelseat për tu takuar me tifozë në këtë vend.

Madje ai i ka besuar shumë prej tyre në kuadër të vizitës që kishin. 

(Kosova Sot)