Klopp tregon se cili është lojtari më i mirë që e ka trajnuar deri më tani

  • 09 November 2017 - 16:17
Klopp tregon se cili është lojtari më i mirë që e ka trajnuar deri më tani

Jurgen Klopp ka 16 vjet karrierë si trajner. Ai nisi punën e trajnerit me Mainz 05 në vitin 2001.

Në pas ai drejtoi Borussia Dortmundin ku tregoi aftësitë dhe cilësitë e tij si trajner, para se të merrte drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015. 

Trajneri gjerman, i cili momentalisht ndodhet në Afrikën Jugore, ka folur për shumë gjëra në një intervistë për Soccer Laduma.

Ai është pyetur se cili është lojtari më i mirë të cilin e ka trajnuar, Klopp ka thënë gjermani Mario Gotze.

Po ashtu, ai ka zbuluar se Robert Lewandowski është lojtari që është përmirësuar më së shumti nën menaxhimin e tij.

“Lojtari më i mirë që e kam trajnuar? Mario Gotze. Ai ishte i jashtëzakonshëm. Por, ai që u përmirësua më së shumti ishte Lewandowski”, ka thënë Klopp.

(Kosova Sot)