Zanetti e lavdëron Spallettin, tregon cili është objektivi i Interit

  • 09 November 2017 - 17:53
Zanetti e lavdëron Spallettin, tregon cili është objektivi i Interit

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se lojtarët e Interit janë në dijeni për fuqinë që kanë dhe kjo falë punës madheshtore të trajnerit Luciano Spalletti.

“Zikaltrit” janë të pamposhtur deri më tani këtë sezon, me dy barazime dhe nëntë fitore.

“Falë punës madheshtore të Luciano Spallettit dhe stafit të tij, lojtarët janë në dijeni për fuqinë që kanë”, ka thënë Zanetti për SikaSports në Kinë.

“Lojtarët po japin performaca të larta dhe shpresojmë se do të përfundojmë sa më lart që është e mundur në fund të sezonit. Objektivi i klubit është Liga e Kampionëve dhe shpresojmë se do ta arrijmë”, ka shtuar ai.

 (Kosova Sot)