Ibrahimovic: Verratti është sikur unë, më i miri

  • 09 November 2017 - 17:57
Ibrahimovic: Verratti është sikur unë, më i miri

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka folur në një intervistë për Sky Sports Italy para ndeshjes mes Italisë dhe Suedisë për “play-off” të Kupës së Botës, ku ka shfrytëzuar rastin të lavdërojë ish-bashkëlojtarin e vet të PSG-ja, Marco Verratti.

Ibra nuk do të luajë asnjë rol në këtë ndeshje pasi tashmë është pensionuar nga kombëtarja, por ka pasur mjaft çfarë të thotë për ndeshjen dhe Verrattin.

“A është ndonjë lojtar si unë në ekipin italian? Lojtari të cilit duhet t’ia kemi frikën më së shumti është Marco Verratti, sepse nuk ka dyshim se ai është lojtari më i mirë i Italisë”, ka thënë Ibra.

“Ai është ndër lojtarët më të mirë në botë, por duhet të përdoret në mënyrë të duhur, si mesfushor qendror. Ka talent të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai. 

 

 (Kosova Sot)