Interi kërkon seriozisht Toloin

  • 10 November 2017 - 15:03
Interi kërkon seriozisht Toloin

Interi thuhet se mban shënime për mbrojtësin e Atalantas, Rafael Toloi, me qëllim të një transferimi të mundshëm.

Me dyshen titullar të paprekshëm, Joao Miranda e Milan Skriniar, dhe vetëm një qendërmbrojtës rezervë, Andrea Ranocchian, Interi janë në gjah për një qendër të ri pasi kampionati është shumë i gjatë.

Është mbrojtësi i Atalantas, Toloi, i cili ka përfunduar në radarin e drejtuesve të Interit, si më i pëlqyeri në këtë repart.

Sipas Calciomercato.com, koordinatori teknik i Interit, Walter Sabatini është një admirues i Toloit për një kohë të gjatë.

Sabatini e ka kontrolluar brazilianin kur ai ishte në Palermo, para se ta çonte atë te Roma para tre vjetësh.

Për këtë shkak, skautët apo agjentët për zbulimin e talenteve te Nerazzurrëve kishin marrë pjesë në “Azzurri d’Italia” të dielën e kaluar për të parë 27-vjeçarin gjatë barazimit 1-1 të Atalantas ndaj SPAL-it.

Toloi pa një transferim të propozuar në Spartak Moska të Massimo Carreras deri në fund të verës, por që nuk u materializua një gjë e tillë.

Faqja e njohur italiane internetit e vlerëson mbrojtësin e Atalantas në shifrat e 10 milionë eurove. 

(Kosova Sot)