“Neymar nuk e duronte dot Luis Enriquen”

  • 10 November 2017 - 15:15
“Neymar nuk e duronte dot Luis Enriquen”

Një burim i afërm me yllin brazilian Neymar pohon se lojtari nuk ka mundur ta durojë ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen.

Në një intervistë për Goal, ky burim ka pohuar se Neymar e ka urryer të luante për Enriquen, edhe pse sipas po të njëjtit burim, Neymarit nuk i pëlqejnë trajnerët edhe aq. 

“Neymar ankohej për gjithçka që bënte Luis Enrique. Nga përzgjedhja e ekipit dhe startuesve të rregullt deri të zëvendësimet”, ka thënë ky burim.

“Që nga koha kur luante te Santos, ai gjithmonë ka pasur probleme me trajnerët, qoftë në kombëtare apo klube. Neymarit nuk i pëlqen asnjë trajner”, ka përfunduar ky burim. 

(Kosova Sot)