Çmenduri nga McGregor, futet në ring dhe e sulmon gjyqtarin (Video)
Conor McGregor e ka bërë një gjest aspak sportiv. Kampioni në UFC nuk është përmbajtur pas meçit të fituar nga shoku i tij, Charlie Ward.
Ai u fut në ring dhunshëm për të uruar shokun e tij, por që veprimi tjetër i tij ishte vërtetë josportiv.
McGregor e ka sulmuar gjyqtarin, Marc Goddard pasi ai tentoi ta largoi me fjalë atë nga oktagoni.
Pas kësaj ai u acarua edhe më shumë duke kërcënuar seriozisht gjyqtarin.
(Kosova Sot)