Plot yje në fushë, asnjë gol, por një hero (Foto)

  • 10 November 2017 - 23:21
Plot yje në fushë, asnjë gol, por një hero (Foto)

Anglia dhe Gjermania kanë barazuar pa gola në miqësoren e luksit të zhvilluar në Londër. 

Gjermania e ka dominuar ndeshjen në shumicën e kohës por që nuk arriti golin falë paraqitjes briliante të portierit anglez, Pickford. 

Portieri i Evertonit ishte padyshim heroi i ndeshjes duke bërë pritje tejet të bukura për të shpëtuar portën e albionëve. 

Dy selektorët kanë inkuadruar në lojë shumicën e lojtarëve duke shfrytëzuar mundësinë për të bërë zëvëndësime të shumta.

(Kosova Sot)