Barcelona e “blindon” Roberton

  • 11 November 2017 - 12:10
Barcelona e “blindon” Roberton

400 milionë euro do të jetë klauzola e Robertos në kontratën e re.

Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Sergi Roberto të cilit i skadon kontrata në vitin 2019 dhe mesfushori aktualisht ka një klauzolë largimi në kontratë prej 40 milionë euro.

Duke parë interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, drejtuesit kanë nisur bisedimet për rinovimin me 25-vjeçarin.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, katalunasit e kanë ndërmend të vendosin një super klauzolë prej 400 milionë eurove për lojtarin e ardhur nga “La Masia” për të larguar çdo ekip që synon shërbimet e tij. 

 (Kosova Sot)