Xhaka: Gati për të bërë ëndrrën realitet

  • 11 November 2017 - 14:17
Xhaka: Gati për të bërë ëndrrën realitet

Zvicra e ka mposhtur 1:0 Irlandën Veriore dhe është rrugës së mirë për të siguruar biletën për Kupën e Botës.

Zvicra ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-off”it për Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim 0:1 Irlandën Veriore.

Granit Xhaka, që bëri paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje, tha se janë gati për t’i bërë ëndrrat realitet.

“Sytë kah Rusia, për të bërë ëndrrën e radhës realitet”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

 (Kosova Sot)