Ismet Munishi i bie pishman

  • 11 November 2017 - 14:25
Ismet Munishi i bie pishman

Një ditë pasi tha se do të largohet nga Vëllaznimi, Ismet Munishi ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë trajner i klubit gjakovar.

Munishi ka treguar se ka pasur një takim mëngjesi me kapitenin dhe lojtarët të cilët e kanë shtyer të ndërroi mendje.

“Kam biseduar në mëngjes me kapitenin dhe lojtarët. Ajo që mund të ua them është se kam vendosur të vazhdoj me Vllaznimin.

“Do të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit. Do t'i lëmë përfundoi milionerët e Superligës”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)