Berisha shënon dy gola në fitoren e Melbourne

  • 03 December 2017 - 11:46
Berisha shënon dy gola në fitoren e Melbourne

Besart berisha ka vazhduar me paraqitje të mira për skuadrën e tij melbourne Victory

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory 2:3 ndaj Wellington Phoenix.

Melbourne ishte duke humbur 2:0 pas 31 minutave, por në skenë doli Berisha duke shënuar dy gola për tre minuta, ndërsa golin e fitores e shënoi Troisi katër minuta para fundit.

Pas nëntë ndeshjeve të para, Berisha ka shënuar katër gola

(Kosova Sot)