Sarri tallet me fanellat e Napolit dhe Juventusit

  • 03 December 2017 - 19:54
Sarri tallet me fanellat e Napolit dhe Juventusit

Fanellat e ndeshjes Napoli-Juventus nuk i kanë pëlqyer as trajnerit të skuadrës vendëse, Maurizio Sarrit

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri tha që më parë do të vdiste, se të shihte këtë klasike të futbollit italian me ato fanella.

“Më vjen keq për faktin që edhe pse e dominuam Juventusin, në fund dolëm pa pikë sepse nuk arritëm që të shfrytëzojmë rastet që na u dhanë. Gjithsesi, kur mendoj për këtë, arrij që të gjej ngushëllim te fakti që do kisha dashur të vdisja përpara se të shihja një Napoli-Juventus që të luhej me ato dy fanella që ne u paraqitëm në fushë”, tha Sarri.

“Kur pashë bluzat gri në të zezë të Napolit që përfaqësohet nga e kaltra dhe nga ana tjetër Juventusin me të verdhë dhe jo bardhezi, do kisha dashur të vdisja më mirë se sa të kisha parë diçka të tillë”.


(Kosova Sot)