Enis Bardhi, më i miri për vitin 2017 (Foto)

  • 03 December 2017 - 22:43
Enis Bardhi, më i miri për vitin 2017 (Foto)

Bardhi zgjidhet futbollisti më i mirë që luan në kampionat të huaj.

Fedarata e futbollit të Maqedonisë sonte në një nata gala të organizuar në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë ndau çmimet për më të mirët e vitit 2017.

Shqiptari i Levantes, Enis Bardhi, u emërua zyrtarisht futbollisti më i mirë për vitin 2017 që luan në kampionat të huaj.

Çmimi i golashënuesit më të mirë i takoi Besart Ibraimit të Shkëndijës, ndërsa futbollisti më i mirë i këtij viti u shpall Stefan Spirovski.

FFM ndau edhe çmime për klubin më fer plej në Maqedoni, i cili i takoi Rabotniçkit, Goce Sedloski mori epitetin e trajnerit më të mirë, ndërsa Aleksandar Stavrev fitoi çmimin e referit më të mirë.

Futbollistja ma e mirë e futbollit të Maqedonisë u shpall Yllza Maksuti, përderosa lija Matemiçarov shpallet puntor i vitit.

(Kosova Sot)