Reagimi i Balotellit pasi portieri i Beneventos i shënoi gol Milanit (Video)

  • 03 December 2017 - 22:45
Reagimi i Balotellit pasi portieri i Beneventos i shënoi gol Milanit (Video)

Benevento – Milan ka qenë një nga ndeshjet më të çmendura të viteve të fundit në Serinë A.

Vendasit kanë arritur të marrin kundër kuqezinjve pikën e tyre të parë në kampionat dhe e kanë bërë këtë falë një goli të portierit Alberto Brignoli, të realizuar në minutën e 95-të.

Balotelli, si shumë tifozë të Milanit, nuk ka dashur t’i besojë syve dhe ka dokumentuar gjithçka me një video të postuar në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një video 15 sekonda të gjatë ku ka kapur live golin e realizuar nga Brignoli në fundin e ndeshjes.

“Nuk e besoj, nuk mund ta besoj. Këta kanë pësuar gol nga portieri, nuk e besoj”, kanë qenë fjalët e Super Marios.


 

(Kosova Sot)