Sergio Ramos thyen rekord negativ

  • 03 December 2017 - 23:36
Sergio Ramos thyen rekord negativ

Ramos ka thyer rekord negativ, si futbollisti me më së shumti kartona të kuq, duke lënë prapa Aguadon dhe Alfaron.

Reali i Madridit do të luajë javën e ardhshme ndaj Sevillas dhe Zinedine Zidane do të përballet me 3 mungesa të rëndësishme atë të Carvajal, Casemiros dhe Sergio Ramos për shkak të kartonave të verdhë e të kuq të marrë ndaj Bilbaos.

Pesha më e madhe bie mbi kapitenin e Los Blancos që në minutat e fundit të sfidës mori kartonin e dytë të verdhë që u kthye në të kuq duke vendosur një rekord më vete në kampionatin spanjoll.

Për 31-vjeçarin ai ndaj skuadrës baske ishte kartoni i kuq i 19 i marrë në karrierë duke kaluar Xavi Aguado dhe Pablo Alfaro, futbollistë të viteve ‘80 që ishin ndalur në 18 kartona të kuq secili me këta të fundit që nuk ngurruan të komentonin këtë ‘rekord’ të Ramos në Twitter.

Në total, Sergio Ramos me fanelën e Realit të Madridit ka marrë 24 kartona të kuq në të gjithë kompeticionet.

Ai do të kthehet në dispozicion të trajnerit Zidane për ‘El Clasicon’ me Barcelonën që do të luhet në Santiago Bernabeu në 23 dhjetor.

(Kosova Sot)