NBA, fitojnë Warriors dhe Thunder

  • 04 December 2017 - 10:26
NBA, fitojnë Warriors dhe Thunder

Goldet State Warriors siguroi fitoren e 18-të sezonale në “American Airlines Arena”, duke iu imponua vendasve të Miami Heat me një rezultat të thellë 95 – 123.

Një përplasje pa shumë rivalitet, pasi skuadra nga Florida arriti të ruante ekulibrat vetëm në periodën e parë, që e mbylli me një avantazh prej tre pikësh, 36 – 33. Stephen Curry dhe Kevin Durant rezultuan me të mirët për Warriors me 30 dhe 24 pikë, ndërsa në radhët e vendasve Dragic u ndal në vetëm 20 pikë.

James Harden udhëhoqi Houston Rockests në fitoren 95 – 118 në “Staples Center” përballe Los Angeles Lakers, duke shënuar 36 pikë, dhënë 9 asiste dhe rikuperuar 4 topa poshtë koshit. “Ylli” i kalifornianëve Eric Gordon realizoi vetëm 22 pikë.

Një përballje e forte, por pa shumë spketakël, u zhvillua në “Chesapeake Energy Arena” mes Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs, që u mbyll me fitoren e ngushtë 90 – 87 të vendasve. 22 pikë, 10 asist dhe 10 rikuperime për Russell Westbroook, ndërsa Adams shtoi edhe 19 pikë  të tjera për Thunder.

Minnesota Timberwolves ndërkohë mposhti 112 – 106 skuadrën tjetër kaliforniane Los Angeles Clippers, me Jimmy Butler që kishte statistikat më të mira për vendasit: 33 pikë, 4 asist dhe 8 rikuperime.

Humbje e papritur e New York Nicks 100 – 105 me Orlando Magic, me skuadrën mikë që iu fal paraqitjes shumë të mirë të malazezit Vucevic, i cili realizoi 34 pikë si dhe kontrolloi 12 topa poshtë koshit.

(Kosova Sot)