Suarez flet për mundësin e kalimit të Neymarit në Real Madrid: Nuk ka mundësi të ndodh kjo gjë

  • 04 December 2017 - 14:43
Suarez flet për mundësin e kalimit të Neymarit në Real Madrid: Nuk ka mundësi të ndodh kjo gjë

Sulmuesi brazilian, Neymar u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Anësori iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain nga Barcelona për 222 milionë euro.

Tani në mediat franceze dhe ato spanjolle po raportohet për një largim të mundshëm të Neymarit nga PSG.

Gjithnjë sipas mediave e ardhmja e brazilianit pritet të jetë në Real Madrid, pasi klubi spanjoll po e kërkon me ngulm.

Ka qenë sulmuesi uruguaian, Luis Suarez që ka folur rreth situatës së ish-shokut të skuadrës Neymar.

 “Aq sa e njoh unë atë, Neymar vshtë një person shumë i pjekur. Ai ka qenë plotësisht në dijeni të vendimit që ka marrë për tu larguar nga Barcelona.

“Është e kuptueshme që e ka të vështirë në Paris pasi këtu ishte shumë i lumtur. Neymar dëshironte sfida të tjera dhe e mori këtë vendim së bashku me familjen e tij dhe është i kuptueshëm”, ka deklaruar Suarez.

“Nuk mund ta qortojë atë, pasi kam admirim dhe dashuri të pastër për gjithçka që ka bërë për këtë kub”.

Tutje uruguaiani ka folur edhe për mundësinë që Neymar t’i bashkohet Real Madridit dhe sipas Suarez një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Të them sinqerisht nuk e shoh Neymarin si pjesë e Real Madridit. Ai kishte admirim për Barcelonën dhe shokët e skuadrës. Nuk e shoh atë duke u larguar nga Parisi për të luajtur me Realin”, ka përfunduar Suarez për Marca.

Neymar ka shkëlqyer këtë vit me Parisin, pasi në 16 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 11 asistime.

(Kosova Sot)