Inter tregon të vërtetën rreth interesimit të Realit për Icardin
Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka mohuar lajmet e fundit se Real Madrid i ka pyetur për Mauro Icardin
Piero Ausilio tha se Reali nuk i ka telefonuar dhe insistoi se Mauro Icardi është i lumtur dhe dëshiron të fitojë me fanellën e Interit.
Real Madrid thuhej se ishte gati të paguante klauzolën prej 110 milionë eurove, por Ausilio insiston se dëshira e lojtarët është mbi çdo kontratë dhe klauzolë.
“Real Madrid nuk na ka telefonuar”, tha fillimisht Ausilio për La Gazzetta dello Sport.
“Është e pritshme që një skuadër si Reali të tentoi të bind Mauron, por nuk do të funksionojë sepse ai është protagonist i këtij projekti”, vazhdoi ai.
“Icardi ka kontratë afatgjate dhe dëshira e tije është e qartë: ai është kapiteni ynë dhe dëshiron të fitojë ndeshjet me fanellën tonë, që është më e rëndësishme se çdo kontratë dhe klauzolë”, u shpreh Ausilio në fund të intervistës.
(Kosova Sot)