​Bonucci: Jemi të zhgënjyer

  • 04 December 2017 - 16:34
​Bonucci: Jemi të zhgënjyer

Kapiteni Leonardo Bonucci ka treguar se të gjithë në Milan janë të zhgënjyer pas barazimit 2:2 me Beneventon

Skuadra e Beneventos ka ndalur ecurinë prej 14 humbjeve radhazi, duke barazuar 2:2 me Milanin, me golin e shënuar nga portieri në minutën e 95’.

Ky gol dhe humbja e dy pikëve ka dëshpëruar të gjithë në Milan.

“Jemi zhgënjyer shumë. Kemi lëshuar dy pikë në një moment shumë të rëndësishëm për ekipin, diçka p na mungon”, ka thënë Bonucci për mediat italiane.

Milan pas 15 javësh renditet në vendin e tetë më 21 pikë, 18 më pak se sa Interi në vendin e parë.

(Kosova Sot)