Champions League: Kthehet Mandzukic, mungon Chiellini

  • 04 December 2017 - 16:49
Champions League: Kthehet Mandzukic, mungon Chiellini

Mario Mandzukic është kthyer në skuadër për Ligën e Kampionëve, por do të mungojë Giorgio Chiellini.

Juventusi do të përballet të martën me Olympiakos në Ligën e Kampionëve dhe në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit, Giorgio Chiellini.

Lajm i mirë është rikthimi i Mario Mandzukic, që mungon që nga ndeshja me Napolin për shkak të një problemi të vogël muskulor. 

Skuadra e Juve për Olympiakosin: Buffon, Pinsoglio, Szczesny; De Sciglio, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Rugani; Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur; Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.

(Kosova Sot)