Morata “thumbon” Zidanin

  • 04 December 2017 - 17:41
Morata “thumbon” Zidanin

Morata thotë se është nder për të kur flitet se po i mungon Real Madridit.

Madridi nuk po kalon një sezon të mirë dhe kjo falë gabimeve të Zinedine Zidane që vendosi të largojë lojtarë is Alvaro Morata dhe James Rodriguez, të cilët kontribuuan shumë sezonin e kaluar ku edhe Reali triumfoi në La Liga e Champions League.

Të gjithë tani besojnë se Morata është duke i munguar shumë Los Blancos dhe për sulmuesin e Chelseat kjo është diçka shumë pozitive.

“Nuk e di nëse jam duke iu munguar, por është nder për mua që e thonë këtë. Do të doja që mos ta thonë këtë sepse do të nënkuptonte se ata po i bëjnë gjërat mirë”, u shpreh Morata.

(Kosova Sot)