Ramos: “Me Ronaldon ndonjëherë kemi mospërputhje në...”

  • 04 December 2017 - 19:31
Ramos: “Me Ronaldon ndonjëherë kemi mospërputhje në...”

Ramos thotë se nuk ka probleme me Ronaldon.

Në një intervistë të gjatë për TVE1, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për shumë gjëra; forma e Realit, forma e Cristianos, por edhe për thashethemet se dy kapitenët e Los Blancos nuk kanë raporte të mira mes vete, që nga deklarata e Ronaldos se; ‘Reali është më i dobët se viti i kaluar pas largimeve të Pepe, James e Morata”.

Pavarësisht raportimeve të shumta të mediave në mënyra të ndryshme, Ramos thotë se asgjë nuk ka ndodhur me Ronaldon.

“Asgjë nuk ka ndodhur. Besoj se mes meje dhe Cristianos gjithmonë ka pasur marrëdhënie shoqërore. Jemi dy lojtarë me shumë karakter, me opinione të ndryshme, por ecim në të njëjtin drejtim. Ndonjëherë, mund të kemi mospërputhje në disa vendime...”, tha Ramos.

Forma aspak e mirë e Reali: “Këtu barazimi quhet krizë. Duhet të jeni të qetë, të besoni dhe të luftoni për synimet tuaja. Nuk është starti më i mirë, por ende jemi këto dhe do të luftojmë për çdo titull deri në fund”.

Cristiano nuk po shënon në ligë: “Kur nuk shënon Ronaldo, krijohen trazira”.

Mesazhi për tifozët: “Ua jap fjalën tifozëve se do të luftojmë për secilin trofe deri në fund, deri në vdekje”.

Ramos la në lloç Realin ditë më parë, duke u ndëshkuar me të kuq kundër Bilbaos pikërisht në momentin kur ekipi i Zidane po e kërkonte me ngulm golin e tri pikëve.

Ai tan do të mungojë vikendin që vjen në sfidën kundër Sevillas, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot)