Guardiola i jep shpresa Napolit

  • 04 December 2017 - 20:31
Guardiola i jep shpresa Napolit

Guardiola i ka dhënë shpresa Napolit se do të shkojë në Ukrainë për fitore kundër Shakhtar Donetsk.

Napoli dorëzoi kreun e Serisë A, pasi humbi me Juventusin 0-1 në “San Paolo”, por në mesjavë luan për një tjetër objektiv të rëndësishëm, kalimin e fazës së grupeve të Champions League.

Skuadra e Sarrit ndodhet në vendin e 3-të të renditjes, me 6 pikë, 3 më pak se Shakhtar Donetsk i vendit të dytë, ndaj kur ka mbetur për t’u luajtur vetëm takimi i fundit, rrezikon të mbetet jashtë këtij kompeticioni, që në muajin dhjetor.

Napolitanët duhet të fitojnë patjetër ndaj Feyenoordit, por nga ana tjetër, duhet të luten që edhe Manchester City të marrë maksimumin nga udhëtimi në Ukrainë, sepse ky është kombinimi i vetëm që kualifikon skuadrën e Sarrit.

Premtimi më shpresëdhënës vjen nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, që theksoi se po shkon në Ukrainë për të mposhtur Shakhtarin, duke siguruar Napolin se skuadra e tij do të bëjë maksimumin në fushë.

“Ne do të luajmë për fitore në Champions, ndaj Napoli duhet të jetë i qetë sepse nuk do të ketë tolerime. Ne duam të fitojmë çdo takim që luajmë, pavarësisht objektivit dhe këtu nuk bën përjashtim as ndeshja me ukrainasit, sepse duam ta mbyllim fushatën e grupeve me pikë të plota”, tha spanjolli.

(Kosova Sot)