Vinicius Junior dhuron spektakël në Brazil

  • 04 December 2017 - 20:35
Vinicius Junior dhuron spektakël në Brazil

Vinicius Junior ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me Flamengon.

Ai e ndihmoi Flamengon të fitojë 2:1 kundër Vitorias, duke bërë diferencën në pjesën e dytë pasi rezultati ishte 1:0 në favor të kundërshtarëve kur Vinicius hyri në lojë.

Goli i barazimit u shënua në minutën e 75’të, falë magjisë së Vinicius, ndërsa golin e tre pikëve e shënoi Diego nga pika e bardhë në minutën e 90’.

Vinicius është një lojtar premtues dhe mediat në Spanjë kanë nisur të raportojnë që tani se Reali nuk dëshiron të presë deri në vitin 2019, ashtu siç ishin marrë vesh gjatë verës, por e duan talentin brazilian në vitin 2018.


 

(Kosova Sot)