Kjo ishte oferta e çmendur që Messi ia refuzoi Manchester Cityt
Duke parë që Messi nuk e kishte nënshkruar kontratën e re në “Camp Nou”, Manchester City i kishte ofruar yllit argjentinas një shumë marramendëse për të kaluar në “Etihad”.
Manchester City i kishte ofruar Messit një kontratë me pagë 50 milionë euro në vit për të kaluar në “Etihad”, raporton Marca.
Por, skuadra angleze kishte ofruar vetëm 100 milionë euro për blerjen e yllit argjentinas.
Megjithatë, Messi nuk e ka pasur asnjëherë për qëllim të largohet nga Barça. Gjiganti spanjoll, i tronditur nga oferta e Cityt, i ofroi Messit pagë marramendëse, duke e bërë kështu lojtarin më të paguar në botë, para Neymarit dhe Ronaldos.
(Kosova Sot)