Hedhet shorti i Kupës së Mbretit, Real Madrid dhe Barcelona i mësojnë kundërshtarët (Foto)

  • 05 December 2017 - 14:41
Hedhet shorti i Kupës së Mbretit, Real Madrid dhe Barcelona i mësojnë kundërshtarët (Foto)

Sot është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, me Real Madridin dhe Barcelonën që i kanë mësuar kundërshtarët e radhës.

Barcelonës i ka rënë shorti me Celta Vigon, e cila e ndali klubin katalan në fundjavë në “Camp Nou” duke barazuar 2-2.

Real Madridi, ndërkohë, do të luajë kundër një skuadre tjetër të një rangu më të ulët, ndaj Numancias, e cila luan në ligën e dytë spanjolle.

Ndeshjet e 1/16 së finales do të luhet nga 3 deri 10 janari, ndërsa shorti për çerekfinale do të hidhet më 12 janar. 

Këto janë çiftët e 1/16 në Kupën e Mbretit.

(Kosova Sot)