Zidane: Ka kohë për Ronaldon, kanë mbetur edhe gjashtë muaj të këtij sezoni

  • 05 December 2017 - 15:00
Zidane: Ka kohë për Ronaldon, kanë mbetur edhe gjashtë muaj të këtij sezoni

Edhe një fundjavë pa shënuar gol për Cristiano Ronaldon nënkuptoi se trajneri Zinedine Zidane do të vërshohej nga pyetjet rreth tij para ndeshjes së Real Madridit kundër Borussia Dortmundit.

Por, Zidane ka vazhduar të mbrojë yllin portugez.

Gjersa nuk ka dyshim se sulmuesi i Real Madridit po e ka shumë të vështirë ta gjejë golin në këtë pjesë të parë të sezonit, Zidane beson se, ngjashëm si sezonin e kaluar, Ronaldo do ta mbyllë sezonin në top formë.

“Mendoj se Cristiano meriton më shumë respekt. Ai është aq i madh saqë kur gjërat nuk i shkojnë mirë është normale për njerëzit të flasin për të”, ka thënë trajneri i Real Madridit në konferencë para ndeshjes.

“Ata që e duan Ronaldon dhe klubin, e dinë se çfarë po bën ai. Ende jemi në gjysmë të sezonit, i kemi edhe gjashtë muaj”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)