“Icardi mund ta ndihmojë Real Madridin por Benzema është më i miri në botë”

  • 05 December 2017 - 16:01
“Icardi mund ta ndihmojë Real Madridin por Benzema është më i miri në botë”

Gjersa kapiteni i Interit, Mauro Icardi e ka një admirues në Real Madrid, transferimi i tij i mundshëm në “Santiago Bernabeu” nuk do të ishte krejtësisht i nevojshëm sipas mesfushorit, i cili e sheh Karim Benzeman si sulmuesin më të mirë në botë sot.

Mateo Kovacic, i cili ka luajtur me Icardin në Inter, beson se Reali është mirë me Benzeman.

“Kam luajtur me Icardin, ai është lojtar shumë i mirë që shënon shumë gola”, ka thënë kroati në një konferencë për media, raporton Marca.

“Por, ne kemi sulmuesin më të mirë në botë, Benzeman. Icardi është i mirë dhe mund ta na ndihmojë, por nuk flas për transferime”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)