Zyrtare: Ghoulam rinovon me Napolin

  • 05 December 2017 - 16:04
Zyrtare: Ghoulam rinovon me Napolin

Napoli ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me Faouzi Ghoulam, kështu ai do të jetë në San Paolo deri në vitin 2022.

Algjerianit do t’i skadonte kontrata në qershor të 2017 dhe kishte shumë spekulime rreth të ardhmes së tij.

Këtë mëngjes Gazzetta dello Sport raportoi se mes palëve kishte marrëveshje verbale, por zyrtarizimi do të arrihej vetëm pasi lojtari të kthehej nga lëndimi.

Gjithsesi, klubi nuk priti dhe kështu zyrtarizoi menjëherë rinovimin.

Napoli njoftoi se lojtari do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor të 2022.

Ndërsa, për anën financiare nuk është bërë ende asgjë publike, por raportohet se rroga vjetore do të jetë 3.5 milionë euro dhe klauzolë 35 milionëshe, por e vlefshme vetëm për skuadrat e huaja.

Për lojtarin ka shfaqur interesim Manchester City. 

Image

 

(Kosova Sot)