Mata, objektivi i Interit

  • 06 December 2017 - 13:15
Mata, objektivi i Interit

Interi është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Matas në Serie A.

Juan Mata e ka humbur vendin e titullarit me Jose Mourinhon te Manchester Unitedi dhe zgjidhja e vetme, është largimi nga “Old Trafford”.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Interi është duke e monitoruar spanjollin dhe e sheh si një lojtar shumë të rëndësishëm për arritjen e synimit, që është Scudetto.

E përditshmja italiane shkruan se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt mes palëve, që mund t’i shkëmbejnë lojtarët, Juan Mata me Joa Moario, ky i fundit nuk po pëlqehet nga Luciano Spalletti.

Spalletti e sheh Matan si një aset të rëndësishëm në luftën për titull në Serie A dhe në janar do të blejë së paku 2-3 lojtarë, për të mbajtur skuadrën sa më lartë dhe për të mos e lëshuar pozitën e parë.

Interi aktualisht prin në Serie A me 39 pikë, një më shumë se Napoli e dy më shumë se kampioni, Juventusi.

(Kosova Sot)