Digitalb Kupa e Kosovës: Drita dhe Prishtina, kalojnë tutje

  • 06 December 2017 - 14:36
Digitalb Kupa e Kosovës: Drita dhe Prishtina, kalojnë tutje

Drita ka shënuar fitore përballë Feronikelit me rezultat 3-0 në kuadër të Digital Kupës së Kosovës. Në anën tjetër edhe Prishtina ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-2.

Gjilanasit edhe pse luajtën mirë në pjesën e parë, nuk arritën që të shënojnë. Në pjesën e dytë ndeshjen e hapi, Xhevdet Shabani.

Pastaj shënuan edhe Kastriot Rexha dhe Leutrim Kryeziu.

Prishtina në anën tjetër ka arritur të fitojë në derbin lokal me Flamurtarin me rezultat 3-2.

Malazezi Drashko Bozhovic shënoi dy herë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Hajdini shënoi nga pika e bardhë për ta ngushtuar rezultatin në 2-1.

Januzi shënoi për 3-1, ndërsa Flamurtari shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Në raundin tjetër kanë kaluar dhe Trepça ’89, Liria dhe Drenica.

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Beharit nuk është zhvilluar, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar fare.

Rezultatet

Drita – Feronikeli 3:0

Ulpiana – Drenica 1:5

Flamurtari – Prishtina 2:3

Kosova – Kika 4:1

Ramiz Sadiku – Vushtrria 1:6

Liria – KEK-u 4:1

Rahoveci – Galaksia (nuk u zhvillua)

Vëllaznimi – Behari (Behari nuk u paraqit në fushë)

Istogu – Vitia 2:0

Besa – Trepça ’89 0:4

(Kosova Sot)