Kosova në grup me Portugalinë, Sllovakinë dhe Republikën e Irlandës në kualifikime për Evropianin U-19

  • 07 December 2017 - 11:19
Kosova në grup me Portugalinë, Sllovakinë dhe Republikën e Irlandës në kualifikime për Evropianin U-19

Pasi e kaloi fazën e parë kualifikuese, Kombëtarja U-19 e Kosovës i ka mësuar emrat e kundërshtarëve për rrethin elitë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Finlanda 2018”

Dje, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për rrethin elitë për Kampionatin Evropian U-19 “Finlanda 2018”. 

Kombëtarja e U-19 është në grupin e 5-të bashkë me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.

Ndeshjet do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars 2018, dhe vetëm kombëtarja që e zë vendin e parë në grup kualifikohet për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Finlandë prej 16 deri më 29 korrik 2018.

Këto janë grupet e rrethit elitë:

Grup 1: Gjermania, Holanda, Norvegjia, Skocia

Grup 2: Maqedonia, Anglia, Hungaria, Letonia

Grup 3: Republika e Çekisë, Italia, Greqia, Polonia

Grup 4: Rumania, Ukraina, Suedia, Serbia

Grup 5: Portugalia, Republika e Irlandës, Sllovakia, Kosova

Grup 6: Spanja, Franca, Belgjika, Bullgaria

Grup 7: Danimarka, Austria, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina 

(Kosova Sot)