Trajneri i njohur italian në krye të listës së PSG-së për ta zëvendësuar Emeryn

  • 07 December 2017 - 11:36
Trajneri i njohur italian në krye të listës së PSG-së për ta zëvendësuar Emeryn

Paris Saint-Germain duket se është i vendosur për ta emëruar një trajner të ri nga sezoni i ardhshëm, pasi nuk është i kënaqur me trajnerin aktual Unai Emery.

Mediat italiane raportojnë se listës së PSG-së i prin trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri, për të zëvendësuar Emeryn, 

Duket e sigurt se PSG-ja do ta shkarkojë spanjoll në fund të sezonit, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

Derisa klubi nga Parisi i ka fituar katër nga pesë kampionatet e fundit në Ligë 1, mungesa e suksesit në garat evropiane i ka lënë shumë të pakënaqur drejtuesit e klubit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Allegri i cili këtë javë arriti në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve për herë të tetë me radhë, është i pari në listë për ta marrë drejtimin e gjigantit francez.

(Kosova Sot)