Zidane konfirmon lëndimin e Varanes

  • 07 December 2017 - 15:16
Zidane konfirmon lëndimin e Varanes

Zinedine Zidane ka ripërsëritur se Real Madridi mund të bëjë transferime në janar pasi konfirmoi se Raphael Varane do të mungojë ndeshjen e ardhshme.

Varane u lëndua në fitoren prej 3-2 ndaj Dortmundit në shtëpi të mërkurën, duke e lënë atë jashtë prej ndeshjes ndaj Sevillas të shtunën.

Zidane ka pranuar për të dytën herë se ai po kërkon përforcime.

 “Transferime? Ekziston mundësia, asgjë nuk ka ndryshuar, kështu që do të shohim se çka do të ndodhë”.

“Ne kemi 30 ditë që të shohim se çka mund të ndodhë. Është një mundësi e mirë”.

“Varane? Ai u dëmtua dhe të shohim si zhvillohet. Ata do të skanojnë gjendjen e tij, por jemi optimist”, theksoi Zidane.

Reali aktualisht gjendet tetë pikë larg Barcelonës e cila kryeson La Ligan. Të shtunën Reali e pret Sevillan, skuadër me të cilën mbretërit kanë bilanc të barabartë pkësh.

(Kosova Sot)